Futet në librin e rekordeve Guiness, vozit traktorin 217 kilometra në orë

Futet në librin e rekordeve Guiness, vozit traktorin 217 kilometra në orë

Nëse keni mbjell arën dhe dëshironi që punimet t’i përfundoni në afat rekord, atëherë patjetër se duhet t’i telefononi Guy Martinit.

Kjo për faktin se ish-garuesi me motoçikleta dhe njëherit mekanik i traktorëve, ka arritur të thyej rekordin botëror duke lëvizur me shpejtësi prej 217 kilometra në orë – dhe atë me traktor.

Një gjë e tillë është dokumentuar nga një program i televizionit Channel 4, ku shfaqet Martinin në traktorin JCB duke thyer rekordin e mëparshëm të vetë, për 52 kilometra plus.

Bëhet fjalë për traktorin JCB që bën tërheqje motorike me dy rrota i prodhuar nga një grup i inxhinierëve të rinj britanikë, që u siguruan që kjo “bishë” të arrijë shpejtësinë e planifikuar, duke u futur në librin e rekordeve Guiness.


MË SHUME NGA Kuriozitete