Celine Dion përgjigjet rreth mbijetesës së karakteri kryesor në “Titanic”

Celine Dion përgjigjet rreth mbijetesës së karakteri kryesor në “Titanic”

Në vitin 1997, Celine Dion e ka kënduar këngën “My Heart Will Go On”, e cila ishte tema kryesore e filmit “Titanic”, i cili është një prej filmave më të shikuar të të gjitha kohërave.

Ndërsa gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Jimmy Fallon, këngëtarja është dashur t’i përgjigjej pyetjes së përhershme: “A ka mundur Jacku (Leonardo DiCaprio) të qëndronte mbi derën lundruese krahas Rose (Kate Winslet) dhe në këtë mënyrë të shpëtonte?”.

Kanë kaluar 22 vite prej se është publikuar filmi i popullarizuar, “Titanic”, ndërsa që atëherë janë thënë teori nga më të ndryshmet se si ka mundur të jetë fundi i filmit dhe se karakteri kryesor (Jack) ka mundur t’i mbijetojë tragjedisë.

“Për këtë akoma po flitet në internet. Njerëzit thonë se Jacku ka mundur të mbijetojë, vetëm se Rose është dashur të shtyhej pakëz më andej”, ka thënë Fallon duke mbajtur një fotografi nga skena e përmendur.

“Mos më vë në situatë të pakëndshme, çfarë nëse duan ta xhirojnë vazhdimin e dytë të filmit? Por, në rregull, para së gjithash, nëse e shikoni fotografinë si duhet, do ta shihni se Rose është ngrirë ose ndoshta është e vdekur. Dhe është e qartë se as që është e pranishme. Ndërsa, pastaj… atij nuk i duhet ftesa, eja zemër, shtyju më andej”, ka bërë shaka Dion në përgjigjen e saj.