Bayerni ëndërron rikthimin e Guardiolës, agjenti nuk e mohon!

Bayerni ëndërron rikthimin e Guardiolës, agjenti nuk e mohon!

Bayern Munich ka konfirmuar Hansi Flick në krye të stolit të skuadrës deri në fund të këtij sezoni pas shkarkimit të kroatit Niko Kovac, por drejtuesit e klubit bavarez po punojnë për të gjetur trajnerin e sezonit të ardhshëm.

Erik ten Hag, Thomas Tuchel dhe Pep Guardiola janë tre emrat që qëndrojnë në pole-position dhe janë në krye të listës së dëshirave të krerëve më të lartë të Bayernit. Emri më sugjestionues është ai i një rikthimi të mundshëm të Pep Guardiolës i cili ka kontratë me Manchester City-n deri në verën e vitit 2021. Agjenti i trajnerit katalanas Josep Maria Orobitg, ka theksuar se në futboll asgjë nuk është e sigurtë dhe asgjë nuk është e pamundur duke hapur një dritare për një rikthim të mundshëm të Guardiolës te Bayerni. Të gjithë do të ishin të lumtur për të parë sërish Pep te bavarezët dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe presidenti i ri i klubit Herbert Hainer i cili zuri vendin e Uli Hoeness. Guardiola është një trajner i madh por ka kontratë me Manchester City-n u shpreh Hainer i cili nënvizoi se te Bayerni duan gjithmonë trajnerin më të mirë të mundshëm.