Roma kërkon sulmues në janar

Roma kërkon sulmues në janar

Roma është vënë në kërkim të një emri që të do bënte Edin Dzekon të pushonte në disa takime. Dëmtimi por edhe performancat jo në nivelin e duhur të Nikola Kalinic, kanë bindur drejtuesit verdhekuq se e kanë të nevojshëm afrimin e një tjetër emri sa i përket sulmit.

Së fundmi ka qenë Moise Kean ai cili përmendet më tepër, me sulmuesin që nuk po ambientohet siç duhet te Everton në Premier League. Talenti italian u transferua në Angli vetëm në merkaton e verës, pasi u largua nga Juventus.

Një tjetër emër, jo i panjohur për ambientin verdhekuq, është ai i Mariano Diaz, sulmuesi i Real Madrid. Lojtari me origjinë nga Republika Domenikane u kërkua edhe gjatë verës nga italianët, por mes dy klubeve nuk u gjet një marrëveshje për formulën e tranferimit të tij në Seria A.