Ndërron jetë veprimtarja e LDK-së

Ndërron jetë veprimtarja e LDK-së

Veprimtarja e devotshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren Shpresa Laqi është ndarë sot nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga Dega e LDK-së në Prizren përmes një postimi në Facebook.

“Ajo ishte shembull i përkryer i përkushtimit njerëzor për të mirën e përgjithshme, shoqe dhe kolege e dashur dhe aktiviste e palodhshme. Do ta kujtojmë përherë me mall, dashuri dhe respekt. Shpirti iu prehtë në paqe e i bëftë dritë!”, shkruan Dega e LDK-së në profilin e saj.

Ndryshe, varrimi i te ndjerës bëhet nesër në varrezat e Prizrenit, në ora 14:00.


MË SHUME NGA Nacionale