Oda e Infermierëve, mundësi online të akreditimit të programeve

Oda e Infermierëve, mundësi online të akreditimit të programeve

Oda e Infermierëve të Kosovës po lehtëson në vazhdimësi procedurat e aplikimit sikur për anëtarësinë e saj, ashtu edhe për palët e treta të interesuara për akreditim të programeve.

 Oda e Infermierëve të Kosovës ka lansuar aplikimin online për akreditim të programeve për Edukim të Vazhdueshëm Profesional.

“Të gjithë të interesuarit për aplikim të akreditimit të programeve për Edukim të Vashdueshëm Profesional (EVP) tani e tutje aplikimin mund të bëhet vetëm Online”, thuhet në një njoftim të Odës së Infermierëve të Kosovës.

Tutje aty sqarohet se të aplikuar për Akreditim të Programeve për EVP, duhet qasur përmës Uebfaqes së Odës së Infermierëve të Kosovës (ëëë.oik-ks.org).

Mjafton që palët e interesuara për akreditim të programeve të skanojnë dokumentet  në formatin PDF.  “Për sektorin publik duhet të bashkëngjiten CV-të e ligjëruesve/trajnuesve dhe facilitatorëve, Agjenda e aktivitetit, Programi i detajuar i aktivitetit ndërsa për sektorin Privat dhe Institucione vendore/ndërkombëtare që ofrojnë EVP pa përkrahje financiare nevojitet marrëveshje bashkëpunimi me OIK, Numri i Biznesit, CV-të e ligjëruesve/trajnuesve dhe facilitatorëve, Agjenda e aktivitetit dhe Programi i detajuar i aktivitetit”, njofton Oda e Infermierëve.

Për t’iu lehtësuar palëve qasje, në qoftë se dokumenti përmban më shumë se një faqe, atëherë të gjitha faqet duhet të skanohen në një fajll.

“Pas aplikimit me sukses në e-mail do të pranoni aplikacionin dhe faturën(për Institucionet private) të cilën pasi ta bëni pagesën komisioni përkatës do të bëj shqyrtimin e aplikacionit, dhe në rast të aprovimit apo refuzimit do të njoftoheni përmes e-mailit”, njofton Oda e Infermierëve të Kosovës.


MË SHUME NGA Shëndetësi