Përfundon faza e parë e punimeve për ndërtimin e muzeut ‘Etno Kastrioti’

Përfundon faza e parë e punimeve për ndërtimin e muzeut ‘Etno Kastrioti’

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj, kolonelin Abdyl Mushkolaj dhe me një pjesë e ekzekutivit komunal, kanë parë nga afër punimet e përfunduara të fazën e parë të ndërtimit të muzeut “Etno Kastrioti” në Isniq.

Gjatë kësaj vizite, ata janë pritur nga pronari i këtij muzeu, Miftar Jonuzaj. Mjetet për ndërtimin e këtij muzeut janë ndarë nga Komuna e Deçanit.

Pas përfundimit të këtij muzeu pritët që të vendosen mbi 1 000 mijë eksponate të ndryshme të cilat janë të vendosura ne vende jo adekuate.