Hoti në Gjakovë: Jam krenar me vullnetin e mësimdhënësve dhe drejtorëve

Hoti në Gjakovë: Jam krenar me vullnetin e mësimdhënësve dhe drejtorëve

2776 nxënës fitues ka pasur gjithsej Komuna e Gjakovës në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik dhe në Dituri. 67 në nivelin republikan, 158 në nivelin komunal dhe 2551 fitues në nivelin shkollor të garës.

Për të diskutuar për këto suksese e po ashtu edhe sfidat, sot Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti u takua me drejtorët e shkollave të Gjakovës. Ai filloi takimin duke theksuar se “për këtë sukses të nxënësve padyshim që meritor është drejtoria komunale e arsimit së bashku me drejtorët e shkollave të kësaj komune të cilët ndihmuan që për herë të parë nxënësve t’u realizohet një e drejtë kushtetuese. Gjakova ka treguar një përkushtim e punë të jashtëzakonshme në gjjthë organizmin e garave. Kjo sigurisht ju është shpërblyer me sukses sepse jeni komuna që keni më së shumti fitues në nivelin republikan të garave", tha Hoti.

Ndërsa drejtori i arsimit, Bernard Frrokaj u shpreh se me vullnetin dhe punën e drejtorëve kjo garë do të vazhdojë të nxjerr në pah talentë të rinjë nga komuna e Gjakovës.

Gjatë diskutimi rreth mbarëvajtjes së garave, sfidave dhe rëndësisë së tyre, drejtorët e shkollave u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatet e kësaj komune.

"Projektin të cilin ju po e realizoni është një projekt i guximshëm dhe shumë serioz.
Pavarsisht sfidave, ne do të japim maksimumin që nxënësit të vazhdojnë të korrin suksese", u shpreh drejtori Isuf Alijaj.

Edhe drejtori Shefqet Dinaj, një ithtar i garave programin e vlerësoi “shumë të bukur ku pavarësisht sfidave në realizimin e tij, ngjalli tek secili nxenës shpirtin garues dhe ndihem krenar me arritjet e tyre”.

Koordinatori Hoti takimin e përmbyllu duke ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për drejtorët dhe stafin e DKA-së, duke u ndjeë krenar për vullnetin e treguar nga ta për arsimimin dhe të ardhmen e fëmijëve.


MË SHUME NGA Aktuale