Meta falënderon OSBE-në për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë

Meta falënderon OSBE-në për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, dhe sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella.

Në këtë takim, Meta ka falënderuar për mbështetjen që Asambleja Parlamentare e OSBE-së ka dhënë ndër vite për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.

“Theksova me forcë domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë. Nëntë kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në”, ka thënë Meta pas takimit.