Hudson tregon se si gjen ekuilibrin me punën dhe tre fëmijët

Hudson tregon se si gjen ekuilibrin me punën dhe tre fëmijët

Aktorja Kate Hudson në një intervistë për revistën “Women’s Health” tregoi se kur është në shtëpi me fëmijët është plotësisht e pranishme aty dhe se nuk është e lidhur me punën.

Aktorja Kate Hudson në një intervistë për revistën “Women’s Health” tregoi se kur është në shtëpi me fëmijët është plotësisht e pranishme aty dhe se nuk është e lidhur me punën.

"Nëse vij në ora nëntë e pesë, bëj gjithë punën time dhe mbyll telefonin. Mund të kem një jetë të ekuilibruar. Përpiqem të mos lejoj që puna të rrjedhë në kohë me fëmijët, orët e darkës dhe në shtrat," ka thënë aktorja 40-vjeçare.

Derisa arrin të gjejë kohë për të gjitha, Hudson e pranon se nuk ishte gjithmonë e lehtë veçanërisht pas lindjes së fundit.

Menjëherë pasi solli vajzën e saj në botë, Hudson përmes Instagramit ka bërë të ditur se kishte nisur ushtrimet në palestër për të humbur kilet e tepërta.

"Unë do të doja të provoja stërvitje të reja dhe të ushqehesha sa më shëndetshëm që mundem. Dua të bëj të gjitha këto dhe të vazhdoj të rrit fëmijët e mi, të punoj çdo ditë, të kem kohë për burrin tim dhe të qëndroj e shëndoshë!", tha Kate Hudson.

Por, gjërat nuk shkuan ashtu siç kishte planifikuar dhe aktorja thotë se humbja e peshës ishte më e vështirë dhe më e gjatë se me dy fëmijët e saj të parë.

"Për dallim nga dy të tjerët, unë nuk kisha kohë për të punuar. U desh një lloj disipline tjetër", thotë aktorja, duke shtuar se pas kësaj ajo iu përkushtua një diete më të rreptë.