n’Za ka nisur sezonin e ri me shumë risi

n’Za ka nisur sezonin e ri me shumë risi

Nga kjo e shtunë është rikthyer një nga emisionet më të ndjekura në RTK. Emisioni n’Za si çdo herë tjetër, edhe këtë sezonë ka nisur me risi të cilat po pëlqehen dhe komentohen nga audienca e tyre dhe jo vetëm.

Emisioni n'Za i RTK-së në bashkëpunim me Unë, biri yt Kosovë kanë dhuruar tre bluza për qytetarët të cilët janë përgjigjur saktë në 3 pyetjet e emisionit:

1. Kush ishte golashënuesi i parë i Kosovës në një ndeshje zyrtare?
2. Cili lojtar ka shënuar më së shumti gola nga kombëtarja e Kosovës?
3. Cili është lojtari me më së shumti paraqitje në kombëtaren e Kosovës?
 
Serialet vendore vazhdojnë të pëlqehen nga publiku kosovarë, dhe dy nga aktorët më të dashur të serialit “Shpk Nazi”, Muhamed Arifi dhe Edon Bërveniku i kanë bëre Diss njëri tjetrit me disa pyetje mjaft provokuese pas nje ndeshje basketbolli.

Make up artistja Fjolla Llalloshi vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer të kësaj fushe në tregun tonë dhe gjatë kësaj jave ka bërë hapjen e lokacionit të ri të Qendrës Estetike dhe ka prezantuar shërbimet e reja.

Ndërsa disenjatorja Ariana Krasniqi ka prezantuar koleksionin "Enigmë" në sfilatën e madhe “Show me” të Parisit. Ariana është prezantuar me një emër në gjuhën shqipe, me qëllim që të njihet si shqiptare edhe në paraqitjet e saja në pasarelat e njohura të kësaj sfilate të madhe.
 
n’Za është emision që drejtohet nga Egzona Rafuna dhe Arbër Zeka, çdo të shtunë nga ora 18:00 në RTK1

Të gjitha këto materiale mund ti gjeni në linkun më poshtë:
 


MË SHUME NGA Aktuale