Menjëherë fshini këto aplikacione nga telefoni juaj

Menjëherë fshini këto aplikacione nga telefoni juaj

Shumë aplikacione shfaqen në treg çdo ditë, sa që as Google Play as App Store nuk mund ti gjurmojnë. Pra, siguria e pajisjeve tuaja dhe informacionit privat është kryesisht në duart tuaja.

Këto janë disa nga aplikacionet që duhet ti fshini menjëherë nga telefoni juaj.

Lojërat falas

Lojërat falas kanë mundësi të vjedhin dhe pastaj të shesin informacionet tuaja personale.

Aplikacione për karikimin më të shpejtë të telefonit

Asgjë (përfshirë aplikacionet) nuk mund ta ngarkojë telefonin tuaj më shpejt sesa është e përcaktuar. Këto aplikacione janë thjesht ndërlikim, me një rrjedhë të pafund reklamash që ndonjëherë shfaqen edhe nëse ekrani është i kyçur, transmeton Indeksonline.

Aplikacione Wi-Fi

Është zbuluar se disa prej tyre mund të vjedhin të dhënat tuaja personale, përfshirë informacionin e kartës së kreditit.

Aplikacionet e muzikës nga zhvilluesit e panjohur

Aplikacionet muzikore të panjohura mund të jenë të dëmshme për telefonin tuaj sepse mund të kenë viruse të integruara dhe kodet e hakerave që kopjojnë të dhënat tuaja personale.

Gjurmuesit e vendndodhjes

Aplikacionet që kërkojnë të hyjnë në vendndodhjen tuaj jo vetëm që shkurtojnë ndjeshëm jetën e baterisë së telefonit tuaj, por gjithashtu mund të përdorin ose shesin të dhënat tuaja personale.

Shfletuesit e integruar

Shfletuesit e integruar shpesh janë para-instaluar dhe ato ndonjëherë hapen automatikisht kur klikoni në një lidhje. Këto programe nuk garantojnë mbrojtje të të dhënave personale nga viruset dhe ato ngadalësojnë ndjeshëm sistemin operativ të telefonit tuaj.