Kriza politike, Basha dhe aleatët sot në Presidencë

Kriza politike, Basha dhe aleatët sot në Presidencë

Presidenti Ilir Meta do të presë sot në Presidencë kreun demokrat Lulzim Basha dhe aleatët e tij.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:00 dhe në fokus do të jetë kriza politike.

Lideri demokrat mblodhi pasditen e të hënës në selinë e PD aleatët ku diskutoi në lidhje me qëndrimin që do të mbajë para Presidentit.

Pas opozitës Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish-ambasadorësh./vizionplus