Dita e Tualetit, mungesa e higjienës po rrit numrin e vdekjeve në botë

Dita e Tualetit, mungesa e higjienës po rrit numrin e vdekjeve në botë

Ashtu si çdo herë, edhe këtë vit më 19 nëntor, Organizata e Kombeve të Bashkuara mban Ditën Botërore të Tualetit, të cilën e shfrytëzohet për të dhënë mesazhe sensibilizuese për një higjienë sa më të mirë.

Në të gjithë globin, rreth 2.5 miliardë njerëz përdorin tualete jashtë çdo standardi dhe më shumë se 1 miliard përdorin ambientet e hapura për nevojat e tyre.

Nga 4 miliardë raste me diarre në vit, më shumë se 2 milionë përfundojnë me vdekje, shumica fëmijë. Kjo është më shumë se sa numri i vdekjeve nga AIDS-si dhe malaria së bashku.

Në Indi, ku rreth 550 milionë njerëz përdorin vendet e hapura për jashtëshqitje, 45% e fëmijëve janë të prekur nga infeksione që kanë si shkak mungesën e higjienës.

Në shumicën e rasteve, mungojnë kanalizimet dhe njerëzit vuajnë për ujë të pastër, jo vetëm për higjienë, por edhe për të pirë.    

Sipas studimeve të vetë organizmave të OKB-së, thuhet se mungesa e tualeteve dhe marrja e sëmundjeve të ndryshme nga ky shkak bënë që shumica e fëmijëve indianë të mos zhvillohen fizikisht dhe të mbesin shumë të shkurtër.

Gjithashtu edhe në Afrikën sub-Sahariane, ekspertët e OKB-së vlerësojnë se një e katërta e popullsisë përdor vendet e hapura për procesin e jashtëshqitjes, kryesisht në zonat rurale.

Urbanizimi rriti qasjen në tualetet moderne, por rritja e numrit të popullsisë solli edhe shtimin e sëmundjeve që transmetohen e merren nga tualetet, kryesisht publike.

Në këtë ditë, OKB-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë ndërmarrë fushata për zbutjen sadopak të fenomenit.


MË SHUME NGA Shëndetësi