Mickey dhe Minnie Mouse mbushin 91-vjeç

Mickey dhe Minnie Mouse mbushin 91-vjeç

Dy karakteret e famshme në të gjithë botën Mickey dhe Minnie Mouse mbushën të hënën 91-vjeç.

Karakteret e minjve debutuan për herë të parë së bashku në vitin 1928  në filmin e shkurtër të animuar “Steamboat Willie”.

Disa fakte interesante për Mickey dhe Minnie Mouse:

-Të dy kanë yllin e tyre në Hollywood Walk of Fame. Në 1978, e mori Mickey Mouse dhe 40 vjet më vonë, e mori edhe Minnie Mouse.

-Edhe pse nuk u konfirmua zyrtarisht, Walt Disney pranoi në vitin 1933 se çifti ishte martuar

-Emrat e tyre origjinal ishin Mortimer dhe Minerva

-Sot është edhe ditëlindja e Minnie Mouse

Ata ishin ndër karikaturat e para me tingull.

Gjatë dekadave, Mickey dhe Minnie Mouse janë shfaqur në shfaqje të shumta televizive, filma dhe evente speciale.