Ia drejton armën një femrës në rrugë, arrestohet një person në Pejë

Ia drejton armën një femrës në rrugë, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ia kishte drejtuar armën një femrës në rrugë.

Policia e Kosovës njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.