Gjendet një mjet i pashpërthyer në Ferizaj

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Ferizaj

Një person në Ferizaj ka njoftuar Policinë se ka vërejtur një mjet të pashpërthyer.

Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë siguruar mjetin e dyshuar, ndërsa tërheqjen e këtij mjeti e kanë bërë OED të KFOR-it dhe FSK-së.

Ferizaj 18.11.2019-16:10. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitet policore kanë siguruar mjetin e dyshuar, ndërsa njësitë OED të KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të sigurt e kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes.