​Vetura bie në hendek, lëndohen dy femra

​Vetura bie në hendek, lëndohen dy femra

Policia njofton se në Skënderaj ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë me targa vendore.

Sipas Policisë, i  dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar jashtë rrugës duke u përplasur dhe duke rënë në hendek.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy viktima, femra- pasagjere në veturë, të cilat pas tretmanit në QMF-Skenderaj, janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë për tretman të mëtutjeshëm.