Këshilli i ministrave diskuton propozimet e Francës

Këshilli i ministrave diskuton propozimet e Francës

Ministrat e punëve të jashtme dhe të çështjeve evropiane të BE-së, sot për herë të parë pas bllokadës franceze në tetor do t’i kthehen çështjes së zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor dhe negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Këshilli për punë të përgjithshme që po mbahet sot nuk parashikon kurrfarë konkluzione të përgjithshme, por vetëm shkëmbim të opinioneve mes vendeve-anëtare dhe përpjekjes që të dilet nga qorr-sokaku pasi që Parisi i bllokoi bisedimet me Maqedoninë e Veriut me pretekst se nevojitet paraprakisht reformë në procesin negociues.

Diskutimi do t’i kyç edhe propozimet e fundit të Francës (“non pejper”) për proces politik, më të besueshëm dhe gradual të bisedimeve. Franca dëshiron nga Këshilli i BE-së deri në janar të vitit 2020 formalisht të kërkohet nga Komisioni Evropian të fillojë të punojë në “metodologji të re”. Është e pasigurt në këtë moment nëse ky propozim është tërësisht i pranueshëm për vendet mbështetëse të zgjerimit, që janë shumicë në BE, duke pasur parasysh se për hartimin e metodologjisë së re do të nevojitet mjaft kohë”, thonë diplomatët e disa vendeve-anëtare të BE-së.

Nga Komisioni Evropian tash për tash nuk i komentojnë propozimet franceze për shkak se nuk janë të autorizuar për atë, përkujtoi para disa ditëve zëdhënësi i këtij institucioni.

Nuk duhet sot të pritet se ministrat formalisht do të kërkojnë nga BE-ja të fillojë me metodologjinë e re, para se gjithash për shkak se në këtë moment ende nuk ha hyrë në funksion përbërja e re e KE-së, të cilin e kryeson Ursula fon der Lejn. Komisioni aktual teknik nuk ka kompetencë të inicojë politika dhe strategji të reja.

Nga debati i sotëm mund të pritet matje e pulsit të vendeve të ndryshme anëtare, por jo edhe konsensus përfundimtar rreth kësaj teme.

Këshilli Evropian i Tetorit përfundoi se BE-ja duhet t’i kthehet çështjes për bisedime me Shkupin dhe Tiranën deri në samitin e majit në Zagreb mes BE-së dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Ndërkohë, në Franca do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërsa në Maqedoninë e Veriut parlamentare. BE-ja duhet gjatë kësaj periudhe ta zgjidh problemin për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.