Grabitja e Rinasit, gjenden shuma parash në banesat e të arrestuarve

Grabitja e Rinasit, gjenden shuma parash në banesat e të arrestuarve

Policia ka ushtruar kontrolle të tjera në banesat e të arrestuarve për grabitjen e miliona eurove në Rinas me 9 prill.

Kontrollet janë ushtruar në banesat e Elton Piklit dhe Renaldo Sulës.

Në banesat e tyre janë gjetur dy shuma parash që dyshohet se janë të grabitjes së Rinasit.

Roli i tyre në grabitje

32-vjeçari Elton Pikli nga Kruja, ishte larguar në Bullgari pak ditë pas vjedhjes me armë.

Por policia bullgare e dorëzoi në pikën kufitare të Qafë Thanës më 23 prill. 

Ndërsa më pas policia shqiptare e ka transportuar për në Drejtorinë e Tiranës.

Pikli dyshohet se kanë marrë pjesë aktive në grabitje.  

Ndërsa Renaldo Sula dyshohet se kanë ndihmuar në modifikimin e furgonit, së bashku me Saimir Çelën por dhe në veprime te tjera tek servisi ku janë kryer punimet në Elbasan./oranews


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare