Propozimi francez për zgjerimin e BE, Austria në një zë me Gjermaninë

Propozimi francez për zgjerimin e BE, Austria në një zë me Gjermaninë

Ashtu si Gjermania dhe Austria në parim ka mbështetur propozimin francez për zgjerimin e BE-së, por me kusht që kjo të mos vonojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deklarata vjen nga Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

"Ne jemi të gatshëm për një reformë të procedurës së zgjerimit të BE, ka gjithmonë vend për përmirësim, por kjo nuk duhet të çojë në një taktikë vonuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", transmeton oranews

Në dokumentin jozyrtar (nonpaper) Franca propozon që procedura e anëtarësimit të kalojë në shtatë etapa.

Për të kaluar nga njëra etapë në tjetrën vendi kandidat do të duhet të plotësojë një grup kushtesh, ndër të cilat për shembull i pari është implementimi i ligjeve për ambientin dhe ndër të fundit është integrimi ekonomik.