Një tjetër shkollë futbolli për talentet e reja

Një tjetër shkollë futbolli për talentet e reja

Futbolli në Kosovë është sporti më i dashur dhe më i popullarizuar. Si rrjedhojë në vendin tonë krahas klubeve funksionojnë edhe shumë shkolla private të futbollit.

Së fundmi edhe Qendra Sportive Trajnuese AFF në Fushë Kosovë ka vendosur të nisë me shkollën e futbollit për lojtarët 5-7 vjeç dhe 8-12 vjeç, duke e parë se puna me gjenerata të reja është jetike dhe e domosdoshme për të ardhmen e lojtarëve dhe futbollit kosovar.

Regjistrimet e futbollistëve në këtë shkollë do të fillojnë së shpejti.