KRU “Prishtina” njofton konsumatorët si të pajisen me ujëmatës

KRU “Prishtina” njofton konsumatorët si të pajisen me ujëmatës

Të nderuar konsumatorë të KRU “Prishtina” sh,a., sipas njoftimit të datës 01 gusht 2019 të publikuar në web faqe dhe në media elektronike dhe të shkruara, i cili ishte njoftimi i fundit duke menduar qe t’u japim më tepër kohë që ju të pajiseni me ujëmatës, respektivisht t’i bleni ata ( instaloni) apo të paktën që të na lajmëronit për ndonjë veprim konkret, në ketë drejtim ne ua kemi zgjatur kohën qe ju të keni mundësinë e blerjes së ujëmatësit dhe t’i vendosni ata sipas standardeve të kërkuara

Aplikimi i shkyçjes individuale nga sistemi i shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit( në rast të mosinstalimit të ujëmatësit individual) është masa e cila ne nuk do të dëshironim të ndodhte, por në pamundësinë për të vazhduar me ketë formë, ne u kemi paralajmëruar më datën e lartëcekur se do te ketë masa shtesë për mos reflektim. Andaj, nga dita e sotme 19 nëntor 2019, asnjë shtëpi në zona urbane apo rurale nuk mund të vazhdojë të ketë shërbimin e ofruar nga KRU “Prishtina” sh.a., nëse nuk e kanë të instaluar ujëmatësin (individual) .

E tërë kjo, bazohet në Vendimin e ARRU-së, të datës  20.06.2019 me nr. protokolli 419/02 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës respektivisht, mosinstalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim.   

Pas instalimit të ujëmatësit dhe ofrimit të dëshmisë, KRU “Prishtina” sh,a , vazhdon tutje me procedurat për regjistrimin e ujëmatësit të konsumatorit me të dhënat e plotësuara si:

Kodi  ___________________________ (sipas faturës)

Emri  ____________________________

Mbiemri  _________________________

Nr. i Letërnjoftimit _________________________ ( apo pasaportës, certifikatës se lindjes)

Adresa  __________________________________ (sipas emërtimeve te rrugëve nga kuvendi komunal )

Telefoni  __________________________

Nr. i ujëmatësit ___________________ (nëse ka dhe nuk është i regjistruar, duhet regjistruar)

Synim ky, që do të reflektojë në reduktimin e humbjeve dhe rritjen e shërbimeve tona karshi qytetarit / konsumatorit.

Paraprakisht, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ju falënderon për bashkëpunim.


MË SHUME NGA Nacionale