Hadërgjonaj: Vazhdojmë të bashkuar për ta bërë ëndrrën realitet

Hadërgjonaj: Vazhdojmë të bashkuar për ta bërë ëndrrën realitet

Mbrojtësi anësor i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është shprehur mirënjohës ndaj tifozëve për mbështetjen e dhënë deri më tani, duke thënë se të gjithë janë krenarë prej nga vijnë.

Pas humbjeve në dy ndeshjet e fundit, Hadërgjonaj, u shpreh i zhgënjyer që Kosova s’bëri më shumë, por shtoi se kjo është vetëm një betejë e humbur e jo luftë.

“Faleminderit populli ynë për mbështetjen e jashtëzakonshme që na keni dhënë, të gjithë jemi krenarë prej nga vijmë. Kemi dashur të bëjmë edhe më shumë, kemi humbur një betejë, por jo edhe luftën”, ka shkruar Hadërgjonaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Do të vazhdojmë të bashkuar si një familje për ta bërë ëndrrën realitet, që të kualifikohemi në Euro 2020. Jeni ju ata që na keni dhënë fuqi dhe besim për të synuar kualifikimin. FALEMINDERIT”.