Qendrat e Mjekësisë Familjare 2 e 4 në Prishtinë bëhen me shtretër të rinj

Qendrat e Mjekësisë Familjare 2 e 4 në Prishtinë bëhen me shtretër të rinj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Qendrat e Mjekësisë Familjare numër 2 dhe 4 janë pajisur me shtretër të rinj për pacientët e këtyre qendrave.

Ahmeti theksoi se investimet për përmirësimin e vazhdueshme të shërbimeve shëndetësore do të vazhdoj edhe në qendrat e tjera në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Investimi për përmirësimin e vazhdueshëm, në infrastrukturë dhe rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm.

Qendrat e Mjekësisë Familjare numër 2 dhe 4 janë pajisur me shtretër të rinj për pacientë, për të vazhduar edhe me Qendrat e tjera në Kryeqytet.


MË SHUME NGA Shëndetësi