Prokurori Arjan Ndoj del nga spitali

Prokurori Arjan Ndoj del nga spitali

Kur kanë kaluar 18 ditë nga atentati me armë zjarri që i bënë te mbikalimi i Shkozetit, prokurori i Durrësit Arjan Ndoj ka lënë këtë të martë ambjentet e spitalit të Durrësit ku mori trajtim mjekësor.

Në spitalin e Durrësit u trajtua edhe Aleksandër Laho,që la spitalin një ditë më parë. Laho, i cili njihet edhe me pseudonimin "Rrumi" u shoqërua për në banesën e tij me një ambulancë.

Prokurori Ndoj, Laho dhe Andi Maloku ishin në makinë së bashkukur iu bë atentati me 1 nëntor.

Shoferi i prokurorit, 24-vjeçari Andi Maloku nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë teTrauma disa ditë pas ngjarjes.

Dosjet në makinën e Ndojt nuk janë ato që vodhën në Prokurorinë e Durrësit-Dokumentat e gjetura në automjetin ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoj nuk kanë lidhje me dosjet e vjedhura në prokurorinë e Durrësit.  Kjo është pohuar për RTV Ora nga grupi hetimor, i cili që prej datës 1 nëntor heton atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut. 

Të njëjtat burime deklarojnë se akoma janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së, të cilat nuk i kanë mbërritur prokurorisë për të ndihmuar në krijimin e profilit të personave që janë ndodhur në  automjetin, i cili dyshohet së eshtë i autorëve.

Gjithashtu mësohet se hetuesit nuk po i ndihmon zbardhja e kamerave të sigurisë së objekteve që janë sekuestruar përgjatë autostradës për të  kqyrur makinën e autorëve dhe kohën kur janë venë në ndjekje të automjetit të prokurorit. 

Kjo për shkak të cilesisë së dobët të tyre të vendosura qoftë në autostradë si dhe në objektet private megjithëse ligji për sigurinë parashikonte pajisjen me kamera të cilësisë së lartë. 

Si ndodhi atentati- Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ndodhi pasditen e 1 nëntorit, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit. Në ndjekje e sipër, persona të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre për të vrarë shtetasit Arjan Ndoj, 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shoferin e tij  Andi Maloku 24 vjeç dhe Aleksandër Laho 46 vjeç, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Benz”, të prokurorit Ndoj.

I arrestuar Redjan Rraja-Në lidhje me ngjarjen, deri tani policia ka arrestuar Redjan Rrajën, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai dyshohet  si një nga autorët e mundshëm të atentatit. Ndaj Rrajës rëndon akuza për veprat penale 'vrasje të funksionarëve publik', 'vrasje e mbetur në tentativë' e 'armëmbajtje pa leje'. Ai u ndalua në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, në tentativë për t'u larguar drejt Malit të Zi./oranews