Njëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, një person i lënduar rëndë

Njëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, një person i lënduar rëndë

Një biçikletistë është lënduar rëndë në një nga gjithsej 11 aksidentet që kanë ndodhur dje. Në pesë aksidentet tjera pesë persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa në pesë janë regjistruar dëme materiale.

Nga SPB Shkup informojnë se policia rrugore ka sanksionuar në shoferë i cili ka lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar, ndërsa nga komunikacion është larguar një vozitës i cili drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit dhe gjashtë shoferë të cilët nuk kanë pasur patentë shoferin.

Me ndihmën e “merimangës” janë larguar 61 automjete të cilat nuk ishin të parkuar në mënyrë të rregullt.