Fier, humb jetën 39-vjeçari, policia jep detajet

Fier, humb jetën 39-vjeçari, policia jep detajet

39 vjeçari, Beniamin Toro ka humbur jetën pasi mjeti mjeti tip “zetor” me të cilin ishte duke udhëtuar është përmbysur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 11:05 në fshatin Drenie, të Patosit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./g.sh