Rockets të papërmbajtshëm me Harden, vijon magjia e Doncic

Rockets të papërmbajtshëm me Harden, vijon magjia e Doncic

Houston Rockets koleksionuan fitoren e 7-të radhazi në NBA, duke forcuar pozitat në klasifikim në Konferencën e Perëndimit pikërisht pas Los Angeles Lakers, që kanë të njëjtin numër fitoresh, por një humbje më pak. 

Skuadra teksane iu imponua 132-108 Portland Trail Blazers, me skuadrën nga Oregoni që nuk mundi të bënte më shumë përballë “yjeve” të Rockets. James Harden realizoi 36 pikë, ndoshta pak për standardin që ka vendosur në këtë fillim sezoni në NBA, ndërsa Russell Westbrook, e mbylli sfidën me “triple double”: 28 pikë, 10 asiste dhe 13 “rebound”.

33 pikët dhe 10 “rebound” të Gianni Antetokoumpos ndihmuan Milwaukee Bucks të mposhtnin 115—101 Chicago Bulls në transfertë, me diferencën që u bë në periodën e katërt. Për Bucks vlen të theksohet edhe kontrbuti i Lopez me 19 pikë dhe 10 “rebound”.

Vazhdon të shkëlqejë talenti slloven Luka Doncic, që në fitoren 117-110 të Dallas Mavericks ndaj Sun Antonio Spurs realizoi “triple double”, plot 42 pikë, 12 asiste dhe 11 “rebound”.  Nuk mjaftoi për Suns forma mjaft e mirë e DeRozan, autor i 36 pikëve. Për skuadrën e drejtuar nga Greg Popovich ishte humbja e 5-të në 6 takimet larg shtëpisë.

Kthehen te fitorja kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors, që në “Air Canada Centre” shkatërruan 132-96 Charlotte Hornets. Plot 7 basketbollistë të skuadrës kanadeze e mbyllën me numër dyshifror pikësh, nga të cilët spikati OG Anunoby me 24 pikë.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – New York Knicks 105-123

Indiana Pacers – Brooklyn Nets 105-86

Charlotte Hornets – Toronto Raptors 96-132

Portland Trail Blazers – Houston Rockets 108-132

Milwaukee Bucks – Chicago Bulls 115-101

San Antonio Spurs – Dallas Mavericks 110-117

Boston Celtics – Phoenix Suns 99-85

Minnesota Timberwolves – Utah Jazz 112-102

Oklahoma City Thunder – Los Angeles Clippers 88-90