Haradinaj: Kosova ka fuqizuar mekanizmat e sigurisë falë rolit të NATO-s

Haradinaj: Kosova ka fuqizuar mekanizmat e sigurisë falë rolit të NATO-s

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Haradinaj nuk ka folur në këtë ceremoni por është mjaftuar me një status në Facebook të shoqëruar edhe me disa fotografi.

Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin  e drejtë drejt anëtarësimit në NATO.

Postimi i Haradinajt:

Kosova është konsoliduar si shtet dhe ka fuqizuar mekanizmat e saj të sigurisë, falë rolit të NATO-s, duke u bërë sot një vend demokratik, i përkushtuar për paqe dhe partneritet me aleatët tanë. Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, falënderova Gjeneral D’Addario për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje Gjeneralit Risi, me urimet më të mira për sukses në detyrën e re. Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe e fokusuar për paqe dhe siguri në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm.
RH