Ekspertët: A duhet të pini ujë gjatë ngrënies

Ekspertët: A duhet të pini ujë gjatë ngrënies

Ekspertët e shëndetësisë thonë se duhet të pini ujë gjatë ngrënies, pasi ndihmon që procesi i tretjes të bëhet më mirë.

Ju kanë këshilluar shpesh të shmangni ujin gjatë ngrënies sepse shkakton fryrje dhe probleme me stomakun? Epo, ja që nuk është e vërtetë.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se duhet të pini ujë gjatë ngrënies, pasi ndihmon që procesi i tretjes të bëhet më mirë.

Uji është një nga elementet kryesore, i cili duhet konsumuar rregullisht gjatë gjithë ditës, kështu që nëse doni që trupi të jetë i hidratuar, uji ndihmon në tretje.

Sipas nutricionistit Shilpa Arora, konsumi i ujit në mes të një vakti bën mirë, por gjithsesi mos e pini direkt sapo gëlltisni ushqimin.

“Trupi ynë prodhon enzima dhe lëngje stomaku, lëngje pankreatike dhe kimike që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Por konsumi i tepërt i ujit mund t’i hollonte këto enzima dhe lëngje të tretjes, duke shkaktuar dispepsi.

Kështu, konsumi i ujit gjatë ngrënies nuk do të thotë që të pini shumë gota ujë në të njëjtën kohë. Lejohet jo më shumë se një gotë në vakt.