Kapen thika dhe municion në tregun e Suharekës (Foto)

Kapen thika dhe municion në tregun e Suharekës (Foto)

Policia së bashku me inspektorët komunal në tregun e gjelbër në Suharekë ka gjetur dhe sekuestruar, shufra metali, elektroshokë, municion, etj.

“Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar: 5 shufra të metalit, 6 elektroshokë,14 pako municion të pushkëve ajrore,1 dylbi (të armës së zjarrit), 47 thika, 16 boksa të metalit, 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve, 4 këllëf për shufër, 27 këllëf të armës, 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë”, bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.

I dyshimti  i rastit F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merret policia.