Kluivert: De Ligt është penduar për Barcelonën

Kluivert: De Ligt është penduar për Barcelonën

Drejtori i akademisë së Barcelonës, Patrick Kluivert ka thënë se mbrojtësi Matthijs de Ligt është penduar që nuk ka zgjedhur blaugranët.

20-vjeçari u largua nga Ajax gjatë afatit veror dhe pritej të transferohej në “Camp Nou”, mirëpo zgjodhi të luante në Torino.

Kluivert ka thënë se tashmë futbollisti holandez është penduar dhe duhet të mësojë nga vendimet që merr.

“De Ligt është mbrojtës i mirë, por në fund zgjodhi Juventusin. Mendoj që është penduar. Kur bën zgjedhje në jetë, ndonjëherë i bën keq. Duhet të mësojë nga vendimet që ka marrë”, deklaroi ai.

De Ligt është duke luajtur në formacionin e parë te “Zonja e Vjetër” dhe për momentin janë klubi i vetëm që nuk di për humbje.