Inter kërkon mbrojtësin e Tottenham Hotspur

Inter kërkon mbrojtësin e Tottenham Hotspur

Administratori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta, vazhdon të monitorojë tregun e lojtarëve dhe sidomos ata që janë në përfundim të kontratës.

Pas Diego Godinit, i cili u afrua me kosto zero verën e kaluar nga Atletico Madridi, drejtuesi i merkatos së klubit zikaltër ka shënjestruar tashmë një tjetër emër për të përforcuar repartin e prapavijës. 

Bëhet fjalë për mbrojtësin belg të Tottenham, Jan Vertonghen, të cilit në qershor i përfundon kontrata me “Gjelat e Londrës.

Vertonghen ndiqet edhe nga Juventusi, por sipas medieve italiane, Interi duket më i interesuar për shërbimet e ish-mbrojtësit të Ajaxit. 

Për momentin, mbrojtësi belg duket shumë larg një marrëveshje për të rinovuar kontratën me anglezët dhe një fakt të tillë kërkojnë ta shfrytëzojnë klubet e interesuara për të.