Challandes në Shkup, e studion nga afër Maqedoninë e Veriut

Challandes në Shkup, e studion nga afër Maqedoninë e Veriut

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes po qëndron në Shkup, ku do ta ndjek nga afër ndeshjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit.

Në shoqëri të përzgjedhësit është edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Duke pasur parasysh që Kosova nuk arriti të kualifikohet direkt në Evropian nëpërmjet ciklit të rregullt kualifikues, tashmë e gjithë vëmendja dhe puna do të përqendrohet në përballjen gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut në muajin mars, me qëllim që të shfrytëzohet opsioni tjetër për kualifikim nëpërmjet “play-off”-it të Ligës së Kombeve. Dhe pikërisht vizita e sotme në Shkup realizohet në kuadër të studimit të lojës së kundërshtarit.