Mustafa e Krabali bisedojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-APF

Mustafa e Krabali bisedojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-APF

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Ismet Beqiri dhe Besian Mustafa kanë pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë,Jacques Krabal.

Gjatë takimit kryetari Mustafa theksoi rëndësinë që Kosova është e anëtarësuar në APF dhe shprehu mirënjohje për rolin e kësaj organizate me peshë politike në përhapjen e demokracisë në botë, ruajtjen e paqes dhe barazisë përmes përdorimit të gjuhës frënge si gjuhë e folur ndërkombëtarisht.

Kryetari Mustafa falënderoi Krabal për vizitën dhe falënderoi përfaqësuesit e APF-së për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në integrimin e plotë në skenën ndërkombëtare.

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe njëkohësisht shprehu përkushtimin për thellimin e marredhenieve Kosove-APF si dhe diskutoi për projektet që mund të realizohen bashkë në të ardhmen.


MË SHUME NGA Aktuale