Ambasadorja franceze takohet me drejtorin e RTK-së

Ambasadorja franceze takohet me drejtorin e RTK-së

Ambasadorja franceze në Kosovë, Marie Christine Butel, vizitoi RTK-në ku u takua me Drejtorin Gjeneral, Ngadhnjim Kastrati dhe anëtarët e menaxhmentit. 

Ambasadorja Christine Butel u interesua për zhvillimet në RTK, për programet e pakicave, gjendjen financiare  dhe pengesat që po has RTK për anëtarësimin në EBU.

Drejtori Gjeneral i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati e njoftoi ambasadoren franceze që RTK po përballet me pengesa serioze në realizimin e programit, për shkak të buxhetit shumë të vogël, mungesës së ligjit të RTK-së që do ta stabilizonte gjendjen financiare dhe mugesës së objektit.

Ambasadorja franceze u interesua se çfarë mund të bëjë Franca për ta ndihmuar RTK-në për anëtarësim në Organizatën Evropiane të Transmetuesve Publik  (EBU)  sikundër që premtoi përfshirjen e RTK-së në një program të ambasadës për mbështetje të medieve në Kosovë.       


MË SHUME NGA Aktuale