D4D: Gratë po diskriminohen në tregun e punës

D4D: Gratë po diskriminohen në tregun e punës

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar debatin “Sa është e vështirë për gratë e moshës së mesme të gjejnë punë në Kosovë?”, projekt ky që ka për qëllim rritjen e qasjes së grave në punësim.

Menaxherja e Projektit, Linda Abazi-Morina, theksoi se projekti është duke funksionar në Kosovë dhe Shqipëri, që synon rritjen e qasjes së grave në punësim.

Sipas Morinës, procesi i punësimit përbën një diskriminim të fshehur për gratë në tregun e punës.

“Salloni organizohet në kuadër të projektit rritja e qasjes së grave në punësim. Është projekt rajonal që implementohet së bashku me partnerë të Shqipërisë dhe përkrahet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë. Projekti ka për qëllim rritja e qasjes së grave në punësim duke marrë parasysh që gratë janë jo të përfaqësuar në tregun e punës. Salloni sotëm ka për qëllim të diskutoj temën e diskriminim të grave në vendet e punës. Mendojmë se ka një diskimin të fshehur në punë dhe në procesin e punësimit të grave”, u shpreh Abazi-Morina.

Abazi-Morina njoftoi se përmes programeve në radio dhe televizione synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe politikbërësve në vend.

Ndër të tjera, ajo potencoi se në vitin e ardhshëm planifikojnë të përzgjedhin një grup të organizatave përmes se cilave do të aplikojnë në projekte të ndryshme, gjë e cila do të ndihmojë të përfaqësohen gratë në komunat e tyre.

“Projekti ka disa intervenime, ne si target kemi gratë e papuna. Këtë e realizojmë në kuadër të disa intervenimeve, kemi trajnime që ofron monitorim të organizatave. Programe përmes radiove dhe televizioneve në mënyrë që ta evokojmë dhe ta ndërgjegjësojë shoqërinë dhe politikbërësit lidhur me këtë temë. Disa prej intervenimeve tjera që kemi bërë këtë vit është se kemi vijuar një mekanizëm përhershëm rajonal se bashku me akteret kryesor në Shqipëri dhe Kosovë për të adresuar sfidat e punësimit të grave të të dyja vendeve”.

“Në vitin që vjen planifikojmë të selektojmë një grup të organizatave që do të jetë një proces i hapur që të aplikojnë në projekte të ndryshme në mënyrë që të evokojnë në komunat e tyre përkatëse për përfaqësimin sa më të lartë të grave në punësim”, ka thënë ajo.