BE: Në pikëpyetje vlefshmëria e reformës gjyqësore polake

BE: Në pikëpyetje vlefshmëria e reformës gjyqësore polake

Drejtësia e Bashkimit Evropian ka vënë në pikëpyetje një pjesë të reformës gjyqësore në Poloni, që përfshin pavarësinë e një organi disiplinor të gjyqtarëve, në një vendim të publikuar sot.

“Gjykata polake, e prekur nga mosmarrëveshjet, duhet të verifikojë pavarësinë e dhomës së re disiplinore të Gjykatës së Lartë”, nënvizon vendimi për sa i përket kësaj reforme të rëndësishme të qeverisë konservatore, e akuzuar disa herë nga instancat evropiane.

“Ky organ i ri është ngarkuar me shqyrtimin e mosmarrëveshjeve në lidhje me daljen në pension të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Nëse kjo pavarësi nuk arrihet, këto konflikte duhet të shqyrtohen nga një juridiksion tjetër duke iu përgjigjur kësaj kërkese për  pavarësi”, nënvizon vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së./ATSH/