Lodhja dhe dobësia, shenja se keni nevojë për vitaminë D

Lodhja dhe dobësia, shenja se keni nevojë për vitaminë D

Vitamina D është vitamina, e cila ndihmon zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve. Mirëpo, problemi është se niveli i kësaj vitamine ka tendencë të bie gjatë ditëve të dimrit.

Ardhja e sezonit dimëror sjell një ulje të ndjeshme në praninë e vitaminës D në organizmin tonë, nisur nga ky fakt kemi vendosur t’iu paraqesim disa këshilla për rifitimin e vitaminës D dhe të jetuarit shëndetshëm.

Kërpudhat– lëkura e kërpudhave ka aftësi të prodhojë vitaminë D, në të njëjtën mënyrë, që lëkura e njerëzve e prodhon atë gjatë verës. Konsumimi i tyre gjatë ditëve të dimrit, është mënyra më e mirë për ta arritur sasinë e duhur të vitaminës D në organizëm.

Vaji i peshkut– edhe pse shumë pak ushqime përmbajnë këtë lloj vitamine, gjithsesi ju mund ta rrisni nivelin e saj duke përdorur disa lloje të salmonit.

Drithërat- një nga ushqimet e pakta, që mund të stimulojnë prodhimin e vitaminës D janë drithërat. Konsumimi i drithërave në mëngjes e rrit nivelin e kësaj vitamine në organizëm.

Merluci– përkatësisht vaji i këtij lloji të peshkut, ka aftësi ta stimuloj prodhimin e vitaminës D.

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për vitaminë D

Djersitja e kokës

Ka një sërë simptomash që mund të tregojnë se niveli i vitaminës D është i ulët. Literatura shkencore e përshkruan djersitjen e tepruar tek të sapolindurit si një nga shenjat e hershme të mungesës së kësaj vitamine. Një nga simptomat më pak të dukshme të mungesës së vitaminës D tek të rriturit është djersitja e tepërt e kokës në krahasim me pjesën tjetër të trupit. Nëse koka juaj djersitet shumë kjo mund të lidhet me mungesën e vitaminës D në trupin tuaj dhe mund t’ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Dhimbja e kockave

Mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë aftësinë e trupit për të futur kalciumin në indet e kockave, të cilat mund të çojnë në osteomalacia ose dobësim të eshtrave. Një mangësi e vitaminës D mund të shoqërohet me dhimbje të ndryshme muskulo-skeletore, në veçanti, me dhimbje të kockave tibiale dhe butësi. Rekomandohet të siguroheni që po merrni përditë sasinë e nevojshme të vitaminës D për të shmangur dhimbjen e kockave, frakturat e kockave dhe sëmundjet e lidhura me të si osteoporozën.

Dhimbje muskulore

Vitamina D prek jo vetëm eshtrat tona, por edhe muskujt tanë. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë dhimbje të forta muskulore, dobësi, masë të zvogëluar të muskujve dhe shërim të dobët të muskujve pas një aktiviteti fizik të fortë. Nivelet e ulëta të vitaminës D gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje kronike të përhapura në trup, që është një nga simptomat kryesore të fibromialgjisë.

Lodhja dhe dobësia

Shpesh tentojmë t’ia atribuojmë lodhjen dhe mërzinë me një mënyrë jetese të zënë ose me mungesën e gjumit, shkruan noa. Megjithatë, rezulton se mungesa e vitaminës D në trup mund të përfshihet gjithashtu. Një studim që vërejti efektin e plotësimit të vitaminës D tek pacientët me lodhje, tregoi një reduktim të ndjeshëm të simptomave të lodhjes pas normalizimit të niveleve të vitaminës D.