Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, gjashtë të lënduar

Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, gjashtë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Vragolisë.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17;20, teksa të lënduar kanë mbetyr gjashtë persona.

“Rreth orës 17:20 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Vragolisë. Katër automjete janë të involvuara në aksident, përderisa sipas informatave fillestare gjashtë persona kanë marr lëndime të lehta dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka bërë të ditur se njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin dhe procedurat tjera, teksa kjo rrugë është e lirë për qarkullim.