Një problem me sigurinë e Whatsapp, hakerët kanë lexuar mesazhet me video

Një problem me sigurinë e Whatsapp, hakerët kanë lexuar mesazhet me video

Whatsapp ka pranuar se ka një problem me sigurinë në aplikacion që i lejon hakerët të kenë qasje në mesazhet e njerëzve duke ju dërguar një video me qëllim të keq.

Aplikacioni i mesazheve që udhëhiqet nga Facebook ka postuar një raport sigurie për problemin të cilin e kanë quajtur CVE-2019-11931, që ndikon në versionin e më hershëm edhe në telefonat Android edhe në iOS.

Ky raport e përshkroi problemin si tejet të përhapur që ishte në gjendje të i ‘ngacmonte’ edhe kodet tjera të rrezikshme që dërgonte tek përdoruesit një fajl MP4, raporton “The Independent”.

Facebook nuk ka jap specifika se si duket ajo video apo edhe nëse vitktimat iu është dashur ta hapnin atë fajl në mënyrë që hakimi të bëhej.

Whatsapp ka bërë të ditur që janë duke punuar vazhdimisht për ta përmirësuar këtë problem në servis.