Bashkia i kthen komunitetit hebraik kalldrëmet me relike fetare

Bashkia i kthen komunitetit hebraik kalldrëmet me relike fetare

Bashkia e Pragës është angazhuar t’i kthejë komunitetit hebraik të gjitha kalldrëmet e identifikuara si të ndërtuara me gurë varri relike, që u përkasin varrezave të hershme hebraike të krahinës.

Sipas Frantisek Baynai, kryetar i komunitetit hebre, reliket në fjalë gjenden në një zonë këmbësorësh në qendër të qytetit, veçanërisht në sheshin e famshëm “Wenceslas”, ku së shpejti do të fillojë puna për të instaluar një linjë tramvaji.

Gjatë periudhës komuniste, deri në fund të viteve 1980, këta gurë varri janë marrë rregullisht nga varrezat hebraike të vendit dhe janë prerë për t’u përdorur si gurë për kalldrëme.