Inteligjenca irakiane tregon çfarë po planifikojnë liderët e ISIS

Inteligjenca irakiane tregon çfarë po planifikojnë liderët e ISIS

Kreu i inteligjencës ushtarake në Irak tha se liderët e ISIS, janë strehuar në Turqi dhe rrrinë të fshehur mes atyre që i largohen luftës. Sipas tij ata janë të pajisur me miliona dollarë e të udhëhequr nga ndjenja e hakmarrjes dhe po planifikojnë arratisje masive nga burgu për të ringritur rrjetin e terrorit.

“Këta element, të cilët gjenden aktualisht në Turqi, po luajnë një rol kyç në përpjekjet për rekrutimin e luftëtarëve apo terroristëve. Udhëheqës të nivelit të lartë kanë shkuar në Gaziantep të Turqisë. Ata janë figura kyçe të grupit të cilët kanë në duar shumë para, e madje edhe investime në Turqi” deklaroi gjenerali Saad Al Allaq në një intervistë për CNN.

Ai paralajmëroi se kërcënimi i Shtetit Islamik mbetej i lartë, pasi rreth 10 mijë luftëtarë të pretenduar mbahen në burgjet e mbikëqyrura nga forcat demokratike siriane, por nuk dihet se sa gjatë do të mund të mbahen nën kontroll, pasi ofensiva e fundit e Turqisë në zonë, i dobësoi pozitat e kurdëve./Opinion