Vetëvendosje ndryshon statutin, Kurti mbetet kryetar i partisë

Vetëvendosje ndryshon statutin, Kurti mbetet kryetar i partisë

Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar statutin e partisë, në të cilin thuhej se nëse kreu i VV’së bëhet kryeministër shteti, duhet ta lirojë pozitën e kreut të partisë.

Kryesia e partisë që drejton Kurti, thonë se nuk paraqet tashmë asnjë problem që kryetari i tyre të jetë edhe shef partie por edhe në krye të Qeverisë, transmeton Metro.

Sipas statutit të VV’së, që ishte publikuar në formë elektronike në uebsajtin e këtij subjekti, Kurtit do i duhej që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

Sipas nenit 73.3 të statutit të VV’së, nëse Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!.Sipas nenit 74.3.ç: Në rastet kur Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! jep dorëheqje, shkarkohet nga detyra ose nuk mund ta kryejë më detyrën e tij, Nënkryetari i parë i ushtron të gjitha kompetencat e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

Para zgjedhjeve të 6 tetorit, ishte edhe Kurti ai që paralajmëroj që do të japë dorëheqje nga kryetari i partisë nëse i fiton zgjedhjet.