Daka: Procesi i zgjedhjeve përfundon kur QNR ta kryejë rinumërimin

Daka: Procesi i zgjedhjeve përfundon kur QNR ta kryejë rinumërimin

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi i certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit varet prej punës intensitetit të punës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ky proces do të përfundojë atëherë kur QNR i kryen të gjitha rinumërimet që kanë ardh si pasojë e ankesave në PZAP dhe PZAP na ka obliguar që ta bëjmë rinumërimin e gati të tërësishëm të kutive”, ka thënë Daka.

“Gati 90% e kutive janë duke u rinumëruar. Rreth 500 kuti i kemi rinumëruar se një rubrikë kanë munguar 3 katrorë. Për pasoj të asaj mungese Partisë Liberale Egjiptiane nuk i janë shkruar votat”.

“E kemi vërejt se është gabim dhe i kemi rinumëruar. Askush nuk e ka vërejt atë lëshim gjatë ditës së zgjedhjeve”.

“Si KQZ kemi qenë në krye të detyre. I vetmi faj i KQZ-së në gjithë këtë lëmsh është formulari i shtypur gabim. E kemi pranuar dhe i kemi rinumëruar kutitë me formular të mbushur gabimisht”.

Daka në Zona B ka theksuar se si komision janë fajësuar vazhdimisht kohët e fundit përfshirë prej ardhjes së votave nga Serbia.

“Për votat që kanë ardh pas afatit është vendim i Supremes të cilin unë nuk e komentoj”.