​Haxhiu: Kryeministri nuk kalon nga zyrat e LDK-së

​Haxhiu: Kryeministri nuk kalon nga zyrat e LDK-së

Anëtarja e kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se posti i kryeministrit i takon VV-së, jo se kështu dëshirojnë partitë tjera, por që kështu ka vendosur qytetari.

“Emri i kryeministrit nuk kalon as nga zyrat e LDK-së, as nga zyrat e partive tjera, por ai zgjidhet nga qytetari i Republikës së Kosovës në zgjedhje”, tha ajo në T7.

“Emri i tij nuk diskutohet. Kryeministri dihet. Me LDK-në kemi pasur takime konstruktive dhe transparente”, th ajo.

Ajo ka folur edhe për rinumërimin e votave, duke pohuar se ekziston një plan për t’ia marrë shumicën VV-së në Kuvend.

“Po ekziston një plan për të futur një parti në Kuvend për të na larguar shumicën e VV-së. Është marrë vendim për rinumërimin e mbi 60% të votave, jo pse mendon që ka parregullsi, por që dëshiron të zhagisë procesin”, tha Haxhiu.


MË SHUME NGA Aktuale