Ngjarjet e ditës

Ngjarjet e ditës

Ngjarjet e ditës: 20 nëntor 2019.

09:00

Kolegji UBT dhe Ambasada e Finlandës në Kosovë organizojnë konferencën “Drejt ekosistemeve të vogla inovative në Kosovë”. Merr pjesë dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Kampusi i UBT-së, Lipjan) 

10:00

Fillon punimet Kongresi i parë ndërkombëtar për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit. Marrin pjesë  ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili; drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Basri Sejdiu etj. (Hotel “International Prishtina”) 

10.00

Kolegji “Globus” dhe Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK), në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë 2019  organizojnë tryezën me temën “Ndërmarrësia e gjelbër: Të ndërtosh ekonomi të gjelbër”. (“Globus”, Prishtinë)

10:00

Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) hap dyert për fëmijët e prindërit. (Zyra e KOMF,  Rr. “Zenel Salihu”, Prishtinë) 

10:00 - 15:00

Komuna e Gjilanit shënon me disa aktivitete 20 Nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve:

10:00 – Vizitë nga Asambleja e Fëmijëve në tri shkollat fillore: “Selami Hallaqi”, “Thimi Mitko”, “Rexhep Elmazi”;

11:00 – Fëmijët e çerdhes “Dardania” dhurojnë 120 pako dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta. Do të lexohen pjesë nga Konventa për fëmijët;

12:00 – Aktivitete argëtuese për fëmijët e zgjedhur nga “Handikos”, Asambleja e Fëmijëve, fëmijët nga komunitetet si dhe nga shkollat;

15:00 – Program nga Qendra e Vallëzimit Modern “Dancing House”. (Teatri i Qytetit, Gjilan)

11:00

Zyra e UNICEF-it, Ministria e Arsimit dhe Shtëpia e Evropës, organizojnë aktivitetin kryesor për shënimin e 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë) 

11:00

Publikohet raporti “Instituti i Vetizoluar – Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës” nga Shkëlzen Gashi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

12:00

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve përurohet “billboardi” me pamje të Obeliskut. (Përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”)  

14:30

Zyra e BE-së përmes projektit “Mbështetje për Inspektoratin e punës në luftimin e punës së padeklaruar”, organizon sesion joformal me gazetarët që e mbulojnë sektorin social. Merr pjesë dhe Valon Leci, u.d. shef i Inspektoratit të Punës etj. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) 

18:30

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës vazhdon me organizimin e Javës së Filmit Studentor. (Amfiteatri i Administratës Qendrore të UP-së)

20:00

Qendra Multimedia shfaq “Pesë stinët e armikut të popullit” me regji të Blerta Nezirajt. (Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren)

 

Autor: RTKlive