Zaev për “New York Times”: Vetoja franceze më ka shkatërruar personalisht

Zaev për “New York Times”: Vetoja franceze më ka shkatërruar personalisht

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistë për “New York Times“, të publikuar ditën e martë, predikojë se bllokimi i zgjerimit të BE-së mund të shkaktojë ndryshime dramatike në rajon.

Deri para dy muajve, lideri i kombit të vogël të Ballkanit në Maqedoninë e Veriut shkonte drejt, përshëndetur nga liderët botëror, i lavdëruar nga njeriu i parë i OKB-së sepse ofroi një pikë të rrallë të ndritshëm në peizazhin botëror të trazuar, ndërsa gjithashtu u gjend në listën e kandidatëve për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan gazeta “New York Times”.

Kryeministri Zoran Zaev ka investuar karrierën e tij politike dhe të ardhmen e vendit të tij në zgjidhjen e një mosmarrëveshje tre dekadash me Greqinë fqinje për emrin e këtij vendi. Me ndihmën e punës së palodhur dhe përtej pritjeve, ai pati sukses. Por, ulur para zyrës së tij në Shkup, gjithçka duket e largët.

“Po thyhem nga brenda”, tha Zaev “New York Times”.

Gazeta shkruan se pritej që ndryshimi i emrit të hapte rrugën e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, por Franca vuri veton ndaj vendimit muajin e kaluar, duke kërkuar reforma në procesin e pranimit.

Zaev tha se kjo e ka shkatërruar personalisht, psikologjikisht, ku shtoi se ai është i shqetësuar jo vetëm për veten dhe vendin, por edhe për tërë stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë.

“Nacionalizmi dhe radikalizmi mund të rriten përsëri. Ekziston rrezik nga konflikti në vetë shtetet, por edhe në mes shteteve”, tha Zaev.