Çudira amerikane: Kur pikniku bëhej në varreza

Çudira amerikane: Kur pikniku bëhej në varreza

150 vjet më parë, parqet ishin një privilegj vetëm për klasën e lartë në Amerikë, ndërsa njerëzit e thjeshtë, menduan një zgjidhje ‘brilante’.

Atje, në kodrat me hije të varrezave të Bostonit ose në mesin e portave gotike të varrezave të Green-Wood në Brooklyn, amerikanët e shekullit XIX, i bashkëngjitën kalimit të kohës së lirë edhe lidhjen e fortë me të vdekurit.

Krijimi i shtigjeve të posaçme, kopshte me lule dhe marrëzi të tjera gëluan në varreza gjatë kësaj kohe gati-gati absurde e surreale. Madje dikush kishte edhe licencë për të shitur pije, si birra e lëngje.

Amerikanët u frymëzuan nga kopshtet viktoriane të Evropës. Ndaj nëse donin t’i tërhiqnin njerëzit drejt varrezave, mbi të gjitha ata duhet të gjenin mënyra për t’i bërë ato sa më atraktive. Ndaj nga investimet e shumta për skulptura, shatërvanë, pemë e lule të mbjella kudo, ato u quajtën shpesh ‘kopshtet e varrezave’.

Kjo marrëzi amerikane mori fund, në vitet e pasluftës, të cilat i lanë amerikanët më të tronditur se kurrë, duke ndryshuar edhe qëndrimin e tyre ndaj vdekjes si një temë tabu dhe tragjike në vitet ’50.


MË SHUME NGA Kuriozitete